You are here

Spiecapag Shqipëria përzgjedh një shoqëri shqiptare për ndërtimin e kampeve neKorcë, Çorovodë dhe Skrapar

Histori Suksesi

Bashkëpunim i suksesshëm me Spiecepag Albania për ndërtimin e kampeve në Korcë, Çorovodë dhe Skrapar, Shqipëri.

Dec

22

Spiecapag Shqipëria përzgjedh një shoqëri shqiptare për ndërtimin e kampeve neKorcë, Çorovodë dhe Skrapar

Spiecapag Shqipëria rikonfirmon përkushtimin për të mbështetur ekonominë vendase dhe shoqërinë gjatë ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) duke ja besuar ndërtimin e njësive përbërëse të kampit një shoqërie shqiptare. Pjesët përbërëse të kampit do të përdoren në vazhdimësi për krijimin e te kampeve të përkohëshme që do të strehojnë punëtorët gjatë ndërtimit të gazsjellësit në Shqipëri.

Gjatë fazës paraprake të tenderimit, Spiecapag Shqipëria identifikoi një numër të caktuar shoqërishë shqiptare për tu ftuar në tender. Pas shqyrtimit të ofertave nga shoqëri shqiptare dhe ndërkombëtare, u përzgjodh shoqëria EMANTE sh.p.k, një kompani shqiptare e vendosur në Durrës.
Kontrata përfshin prodhimin e 235 kontenierëve, të cilët do të përdoren për strehim, zyra, klinikë dhe restorant.

Për kompaninë EMANTE, kjo kontratë parashikon 55.000 orë pune, ose rreth 70 njerëz që do të punojnë për 4 muaj. 150 kontenierët e para do të dorëzohen në nëntor të vitit 2016 në mënyrë që Spiecapag mund të ndërtojë kampin e parë në fillim të vitit 2017, në afërsi të Korçës. Kontenierët për dy kampet e tjera do të dorëzohen në mars të vitit 2017.

Spiecapag Shqipëria, gjatë pranisë së saj në Shqipëri, ka bashkëpunuar tashmë me më shumë se 200 bizneset vendase, duke rritur kështu kontributin e saj në ekonominë lokale. Spiecapag Shqipëria shpreh kënaqësinë që ka arritur një marrëveshje me shoqërinë EMANTE shpk, e cila tregon përkushtimin në përmbushjen e vlerave të TAP dhe Spiecapag përsa i përket sigurisë, cilësisë dhe etikës.

Shërbimet Tona

  • Panele sanduiç për mbulesë dhe fasada
  • Panale për dhoma frigoriferike
  • Panale sanduiç tjegull (me dru origjinal në pjesën e poshtme)
  • Llamarinë e lyer dhe zingato rolot ose e përpunuar
  • Aksesorë për kapanone dhe shtëpi, si: ulluqe, kulme etj.
  • Llamarinë e valëzuar trapezoidale për mbulesë
  • Polikarbonat i trashësive të ndryshme për kapanone dhe ndërtesa
  • Prodhim kioskash për zyra ose shtëpi të lëvizshme
  • Prodhim arkarexhash zingato për kapanone
  • Llamarinë betoni për ndajre katesh
  • Panele sanduiç për fasada me imitacion guri dhe tulle.

Partnerët


 

  • Eksport
  • Import
  • Panele sanduic
  • Shitje dhe përpunim llamarine
  • Konstruksione

Newsletter

Subscribe to our newsletter!

Na Ndiqni Në Facebook