You are here

Rreth Nesh

Histori Suksesi

Bashkëpunim i suksesshëm me Spiecepag Albania për ndërtimin e kampeve në Korcë, Çorovodë dhe Skrapar, Shqipëri.

Profili & Objektivi i Ndërmarrjes

Ndërmarrja “Emante sh.p.k.” filloi veprimtarinë e saj në sektorin e “ndërtimeve inovative” dhe shërbimeve, në shkurt të vitit 2006-të. Sektori i ndërtimeve inovative ka marrë përmasa të mëdha në vendet perëndimore. Ndërtimet inovative synojnë të sigurojnë kosto të ulët dhe cilësi të lartë, ndërtime ekologjike dhe efiçente lidhur me ngrohjen dhe ftohjen e brendshme të ndërtesave, qofshin ato për nevoja private apo publike. Për të realizuar këtë objektiv ne përdorim materiale alumini dhe çeliku të përpunuar — disa jashtë vendit dhe disa në ndërmarrjen tonë. Materialet kryesore janë profilet e metalit dhe llamarinat sanduiç. Këto të fundit zhvillohen në modele dhe ngjyra të ndryshme. Studiuesit e sektorit kanë shpenzuar dekada të tëra dhe kanë integruar gjetjet e tyre shkencore kryesisht në sektorin e ndërtimit të banesave, publike dhe private.

Nga studimet kanë nxjerrë përfundime se llamarina sanduiç, ndryshe nga tjegulla, —me llamarinë të paralyer dhe në përputhje me veçoritë klimatike të një vendi— siguron zgjidhje të reja autentike për gjithë nevojat: teknike, termike, estetike, akustike dhe mjedisore, duke siguruar në të njëjtën kohë një përqindje të veçantë kostoje/dobije. Çatitë me llamarinë sanduiç të paralyer, zbukurojnë çatinë, kursejnë energji, përfundojnë aksesorët e banesave, sigurojnë izolim termik, ruajnë mjedisin nga efekti i ngrohjes, sigurojnë jatëgjatësi dhe shpejtësi në ndërtim. Për të njëjtën arsye studimi është integruar në nivel paneuropian (2010) dhe kërkon nga gjithë anëtarët të adoptojnë nivele të detyrueshme izolimi për gjithë ndërtesat që kanë çati, të rejat dhe të vjetrat. Paralel më këtë zhvillim, në Europë po zhvillohen nga ndërmarrje të tjera inovative materiale të rinj për ndërtimin e mureve ekologjikë të banesave. Ata synojnë të zëvendësojnë përdorimin e betonit me materiale plotësisht të riciklueshëm dhe të përputhshëm me shëndetin e natyrës dhe njeriut.

Si ndërmarrje jemi në fazën e mbështetjes së risive ekzistuese me prodhimet tona. Qëllimi ynë nuk është thjesht të zbatojmë risitë e ndërmarrjeve të tjera: por të krijojmë edhe ne risitë tona. Puna jonë e përkushtuar tregoi rezultatet e saj gjatë vitit 2016-të: ne realizuam për një kohë rekord një projekt të madh të gazsjellsit “TAP”. Prodhuam 265 ndërtesa të cilat u përshtatën në Korçë, një nga nyjet e gasjellësit. Në to mund të banojnë nga 600 deri 700 punëtorë. Ndërtuam guzhina, palestra dhe hapësira të përbashkëta për gjithë banorët. Një qytezë më vete u krijua nga duart tona. Tashmë kemi mbledhur dijen dhe përvojën e nevojshme për të realizuar çdo projekt dhe të mbulojmë gjithë nevojat: për projekte të mëdhenj dhe familjarë. Për të realizuar objektivat tanë —ndërtime inovative me kosto të ulët dhe cilësi të lartë, të ruajmë shëndetin e mjedisit dhe të kontribuojmë në mirëqenien e popullit tonë— në jemi në fazën e ndërtimit të “trungut” të ndërmarrjes sonë. Viti tjetër (2018-të) do të na gjejë me një ndërmarrje të kompletuar në procesin e prodhimit, risive dhe ndërtimit. 

 

 

Vizita e Tap dhe Njohja e Punës nga Spiecpag Albania

Shërbimet Tona

  • Panele sanduiç për mbulesë dhe fasada
  • Panale për dhoma frigoriferike
  • Panale sanduiç tjegull (me dru origjinal në pjesën e poshtme)
  • Llamarinë e lyer dhe zingato rolot ose e përpunuar
  • Aksesorë për kapanone dhe shtëpi, si: ulluqe, kulme etj.
  • Llamarinë e valëzuar trapezoidale për mbulesë
  • Polikarbonat i trashësive të ndryshme për kapanone dhe ndërtesa
  • Prodhim kioskash për zyra ose shtëpi të lëvizshme
  • Prodhim arkarexhash zingato për kapanone
  • Llamarinë betoni për ndajre katesh
  • Panele sanduiç për fasada me imitacion guri dhe tulle.

Partnerët


 

  • Eksport
  • Import
  • Panele sanduic
  • Shitje dhe përpunim llamarine
  • Konstruksione

Newsletter

Subscribe to our newsletter!

Na Ndiqni Në Facebook