Histori Suksesi

Bashkëpunim i suksesshëm me Spiecepag Albania për ndërtimin e kampeve në Korcë, Çorovodë dhe Skrapar, Shqipëri.

Veprimtaria Jonë

Ndërmarrja “Emante sh.p.k.” filloi veprimtarinë e saj në sektorin e “ndërtimeve inovative” dhe shërbimeve, në shkurt të vitit 2006-të. Sektori i ndërtimeve inovative ka marrë përmasa të mëdha në vendet perëndimore. Ndërtimet inovative synojnë të sigurojnë kosto të ulët dhe cilësi të lartë, ndërtime ekologjike dhe efiçente lidhur me ngrohjen dhe ftohjen e brendshme të ndërtesave, qofshin ato për nevoja private apo publike.

Për të realizuar këtë objektiv ne përdorim materiale alumini dhe çeliku të përpunuar — disa jashtë vendit dhe disa në ndërmarrjen tonë. Materialet kryesore janë profilet e metalit dhe llamarinat sanduiç. Këto të fundit zhvillohen në modele dhe ngjyra të ndryshme. Studiuesit e sektorit kanë shpenzuar dekada të tëra dhe kanë integruar gjetjet e tyre shkencore kryesisht në sektorin e ndërtimit të banesave, publike dhe private. 

Shërbimet Tona

  • Panele sanduiç për mbulesë dhe fasada
  • Panale për dhoma frigoriferike
  • Panale sanduiç tjegull (me dru origjinal në pjesën e poshtme)
  • Llamarinë e lyer dhe zingato rolot ose e përpunuar
  • Aksesorë për kapanone dhe shtëpi, si: ulluqe, kulme etj.
  • Llamarinë e valëzuar trapezoidale për mbulesë
  • Polikarbonat i trashësive të ndryshme për kapanone dhe ndërtesa
  • Prodhim kioskash për zyra ose shtëpi të lëvizshme
  • Prodhim arkarexhash zingato për kapanone
  • Llamarinë betoni për ndajre katesh
  • Panele sanduiç për fasada me imitacion guri dhe tulle.

Partnerët


 

  • Eksport
  • Import
  • Panele sanduic
  • Shitje dhe përpunim llamarine
  • Konstruksione

Newsletter

Subscribe to our newsletter!

Na Ndiqni Në Facebook